Taksat për profesionet e lira, Danaj: Nuk është e drejtë

schedule19:28 - 17 Maj, 2022

schedule 19:28 - 17 Maj, 2022

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar deklarata e fundit të kryeministrit Rama dhe Ministres së Financave, për ndërhyrjet në taksat për profesionet e lira.

Ai tha se kjo nuk është e drejtë, pasi shteti nuk ju njeh profesioneve të lira shpenzimet e tjera. Sipas tij kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend tjetër të Europës.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi edhe për deklaratën e kryeministri Rama se do të kontrollojë stilin e jetesës, Danaj tha se nuk është e nevojshme që të ngrihen borde, mjafton që të funksionojnë siç duhet institucionet aktuale.

Pjesë nga diskutimi:

Danaj: Nuk është indikator i zhvillimit ekonomik, nuk tregon me këtë rritje të të ardhurave kemi patur rritje ekonomike dhe të konsumit. Por tregon se nga rritja e çmimeve kemi patur rritje të të ardhurave.

Xhokaxhi: Nga data 1 qershor do të ketë një ligj për profesionet e lira. Do të ketë një taksë progresive për profesionet e lira?

Danaj: Qeveria mendon se duke bërë këto lloj lëvizjeje do të ulë evazionin fiskal. Nuk jam kundër kontrollit të të ardhurave, por ama që të vendoset kjo taksë, nuk e dimë si do bëhet vendosja e saj. Nga të dhënat paraprake është se do bëhet në bazë të faturimit. Kjo do të thotë që nëse një profesionist i lirë do të taksohet mbi totalin e atyre që shet pa bërë një dallim të kostove apo mënyrës së jetesës. Nëse një individ duhet të shpenzojë për shëndetin, për banesën shteti nuk e merr parasysh. Pra në ato të ardhura 43% janë taksa, prandaj nuk besoj se është e drejtë që ai të tatohet në 100%. Ne po bëjmë një lloj diferencimi.

Xhokaxhi: Do të ketë gjoba për bizneset që nuk deklarojnë pagat reale, por do të ketë penalitet dhe për punonjësit?

Danaj: Kjo nuk do të jetë aspak produktive, pasi punonjësit nuk e kanë guximin të denoncojnë nëse paga nuk deklarohet e saktë. Ajo që duhet të bëjë qeveria duhet ta shoqërojë këtë iniciativë tjetër, duke e favorizuar biznesin në disa gjëra të tjera që biznesi të jetë më transparent.

Xhokaxhi: Rama ka deklaruar se do të kontrollojë stilin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Si do të kontrollohet? Çfarë sjell kjo realisht?

Danaj: Këtu hymë edhe në privatësinë e individit, pasi kryeministri kërkoi që qytetarët të bëjnë publike të ardhurat e tyre. Por duket sikur i ndërhyhet qytetarit tek privatësia. Unë jam shumë dakord që shteti të bëjë një analizë të të ardhurave, por nuk është e nevojshme të ngrihen borde, mjafton që institucionet ekzistuese të deklarojnë të ardhurat. Nëse kryeministri bën një xhiro në rrugët e Bllokut do të shohë shumë të rinj me makina luksoze edhe pse nuk kanë asgjë të deklaruar.

/Abcnews.al/