Presidenti, Alibeaj: Rama e tregoi që është hipokrit, do të shtyjë tre raundet që ta zgjedhë vetë

schedule10:54 - 17 Maj, 2022

schedule 10:54 - 17 Maj, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e mbajtur edhe më herët sa i përket zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Alibeaj, ndërsa përmendi letrën me kritere që i ka dërguar mazhorancës dhe grupeve të tjera parlamentare, tha se tashmë presin një lloj opinioni dhe në varësi të tij, do të veprohet.

Enkelejd Alibeaj tha se kreu i qeverisë Edi Rama e tregoi veten, dhe se ajo që po kërkon të bëjë është që të ezaurojë tre raundet e para e më pas të shfrytëzojë numrat e mazhorancës për ta zgjedhur vetë kreun e ri të shtetit.

“Kemi menduar që të hyjmë dinjitozë. Kemi bërë atë që, jo të gjithë e ndanin, se menduan se do të bëheshim fasadë. Kemi qenë dinjitozë, por më e rëndësishme është sesi del. Duke qenë akoma edhe më dinjitozë. Mazhoranca i ka të vjedhura mandatet për ta zgjedhur Presidentin në një raund të katërt apo të pestë.

I dimë sesi i keni votat, i dimë si i keni vjedhur. E dimë çfarë legjitimiteti keni për ta zgjedhur në raund të katërt apo të pestë. Për të dalë nga kulisat bëmë këtë hap. Ca kritere duhen përcaktuar. Ca kritere ligjore që figura presidenciale duhet të ketë. Ca vlera që duhet të mbartë. Duke ofruar edhe një procedurë të thjeshtë, që nuk tenton të jetë i vetëm të njëjtës palë.

Doni ju të krijoni një proces, u kemi me bërë me dije disa rregulla, vendosni, po apo jo? Nëse doni të bëjmë ndryshme, e hapur është. Nuk emërohet presidenti nga ju edhe ne, edhe sikur të biem dakord. Nuk do të jetë president, do të jetë president pallati. Deri tani ka vetëm heshtje. Veçse dje, kur Rama tha s’po merrem me këta sa ta gjejnë këta me kë do negociojnë. 10-15 ditë më parë përgjerohej, t’ia lëmë opozitës, të ketë një figurë që të na sfidojë. Nuk është i sinqertë, është hipokrit, do të shtyjë këto tre raunde që të vërë atë që do. Nuk kemi instrument tjetër veçse moralit. Doni ta merrni, mirë. Meqë na sfiduat, ne iu përgjigjëm qëndrimit tuaj me maturi.”

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të Socialistëve, Taulant Balla propozoi që raundi i radhës për zgjedhjen e presidentit të mbahet më 23 maj. /abcnews.al/