Damian Gjiknuri ka paditur Agron Shehajn për shpifje, pas akuzave të këtij të fundit, që kushëriri i ish ministrit, ka marrë statusin investitor strategjik në Manastir Resort që do të ndërtohet në Butrint.
Këtë fakt e zbuloi Lorenc Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku deklaroi se Gjiknuri e ka depozituar padinë sot.
Sipas Shehajt, statusi investitor strategjik është dhënë për shkak të lidhjeve nepotike. Ai deklaroi se do të shkojë edhe në SPAK të çojë dokumenta.
Lorenc Vangjeli: Ky person nuk ka lidhje. Nuk është djali i xhaxhait të Gjiknurit. Babai i tij nuk është vëllai i babait të Gjiknurit. Kanë apo jo marrëdhënie sepse kanë thithur ajër në të njëjtin qytet? Gazetarët e mi më kanë vënë në dispozicion edhe padinë që është depozituar sot. E shoh pak të përpjetë procesin, ju keni barrën e provës. Duhet të vërtetoni fjalinë e parë. Ka disa probleme, statusin si investitor strategjik e ka marrë Albstar, që ka ndërtuar stadiumin.
Agron Shehaj: Absolutisht do të shkoj në SPAK. Sidomos duke patur parasysh që zoti Gjiknuri paska bërë edhe padi ndaj meje, që paskam gabuar sipas tij lidhjen familjare.