Tentoi të trafikonte fara, vaj e bimë kanabisi në ishullin grek, arrestohet 56-vjeçari në Kakavije

schedule15:34 - 16 Maj, 2022

schedule 15:34 - 16 Maj, 2022

Policia në Gjirokastër ka vënë në pranga një 56-vjeçar, banues në Austri që trafikonte fara kanabisi.

Njoftohet se policia Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, me finalizimin e operacionit të koduar Samos” vuri në pranga W. S., banues në Austri.

56-vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrolleve që policia kreu në automjetin e tij në Pikën e Kalimit Kufitare Kakavije, gjeti rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Po ashtu, në automjet u gjendën 57 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 250 ml vaj i dyshuar cannabis sativa, bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në vazo, pajisje për rritjen e energjisë elektrike, sende të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 4995 euro.

Nga hetimet paraprake rezulton se 56-vjeçari do t’i trafikonte për në ishullin Samos. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!