Drejtuesit e autobusëve në kryeqytet vazhdojnë të mos jenë të kujdesshëm në timon. Mëngjesin e kësaj të hëne një tjetër autobus është aksidentuar.
Policia njofton se autobusi i linjës së Kombinatit është përplasur me një kosh mbeturinash pranë ‘Misto Mames’.
“Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombinatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash. Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Brenda një harku kohor prej rreth një muaji sot është shënuar incidenti i pestë. Më 11 maj autobusi i linjës “Qytet Studenti-Jordan Misja” ka pësuar defekt dhe ka mbetur në mes të rrugës. Autobusi po dilte nga rruga “Jordan Misja” për të shkuar tek ish- stacioni i Trenit.
Sakaq edhe një aautobus i linjës së “Unazës së Re” në Tiranë u përplas me një makinë, dhe përfunduan në mes të lumit të Lanës.
Lexo edhe: VIDEO/ Një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë, bën copa stacionin, tjetri ra në Lanë
Më 2 maj, vetëm 3 ditë më pas një autobus i linjës “Qytet Studenti – Jordan Misja” u përplas me stacionin në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” te ish-stacioni i Trenit.
Më 4 maj, autobusi i linjës “Kristal-Qendër” u përplas me një karrotrec po te stacioni i Trenit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.
/abcnews.al