Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e vona të natës së djeshme në spitalin “Nënë Tereza”. Siç raportohet rreth orës 23:30, në katin -1, punonjësi shëndetësor K. D., duke transportuar me barrelë V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses duke bërë të mundur hapjen e ashensorit për t’i nxjerrë nga lartë.
Punonjësi shëndetësor K. D. dhe pacientja, V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/