Porta misterioze, çfarë fotografoi NASA në Mars

schedule19:32 - 15 Maj, 2022

schedule 19:32 - 15 Maj, 2022

Javën e kaluar Roveri Curiosity i NASA-s bëri një foto të një zone shkëmbore në sipërfaqen e Marsit.

Në pamje të parë imazhi shfaqte një “derë” drejtkëndëshe dhe me hije në shkëmbin e ekspozuar të planetit. Duke iu referuar pamjes, shkencëtarët e misionit thonë se është një veçori natyrore.

Sipas Sky News, imazhi i kapur nga NASA, ka shkaktuar një teori konspirative që e tregojnë atë si dëshmi të jetës aliene në planetin e kuq.

Por profesori Sanjeev Gupta në Kolegjin Imperial në Londër tha se “dera” në Mars është formuar përmes “proceseve normale gjeologjike” dhe se nuk ka asgjë të çuditshme.

“Nuk ka asgjë fare të çuditshme në imazh – këto janë vetëm procese normale gjeologjike”, tha Gupta.

Hendeku është në fakt një çarje e vogël në një shkëmb, shpjegoi një zëdhënës për Snopes, një faqe interneti për kontrollin e fakteve.

Sipas shkencëtarëve, “ka thyerje lineare në të gjithë këtë dalje dhe ky është një vend, ku disa thyerje lineare ndodhin që të kryqëzohen”.

Roveri Curiosity po vazhdon kërkimin e tij për jetë në Mars, ose të paktën për shenja se dikur ka ekzistuar jeta atje. /GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!