Vidhnin objekte me vlerë, arrestohen 3 shqiptarë (emrat)

schedule15:19 - 17 Prill, 2019

schedule 15:19 - 17 Prill, 2019

Policia e shtetit italian ka arrestuar ditën e djeshme 3 shqiptarë me leje qëndrimi të rregullt në provincën e Triestes.

Hetimet kishin nisur në janar të këtij viti pas një vjedhjeje të ndodhur në një vilë të zonës së Triestes.

Gjatë kësaj vjedhjeje 3 shqiptarët: Kristo Shyti 26 vjeç, Klajdi Hallulli 28 vjeç dhe Mariglen Myrto 31 vjeç, të pikasur nga një prej banorëve, ishin përleshur me të dhe në arratisje e sipër e kishin lënë të plagosur me armë zjarri duke i shkaktuar fraktura të shumta.

Gjatë kontrollit të banesës së shqiptarëve, autoritetet italianë kanë sekuestruar objekte me vlera të mëdha monetare që autorët kishin vjedhur në banesa të ndryshme në verilindje të italisë. Gjithashtu u sekuestruan edhe lëndë narkotike e llojit mariuane.

Mbi 3 shqiptarët rëndon akuza e posedimit të lëndës narkotike, vrasje e mbetur ne tentativë dhe vjedhje e grabitje me dhunë./abcnews.al