Emri i tij është “Hector”, ai është mbi 100 milionë vjeç dhe fosilet e tij u shitën për më shumë se 12 milionë dollarë në ankand, shkruan CNN.
Skeleti i Deinonychus antirrhopus, daton në periudhën e hershme të Kretakut: 115 deri në 108 milionë vite më parë. Sipas Christie’s, fosilet pritej të shiteshin midis 4 dhe 6 milionë dollarë, por në vend të kësaj u shitën për 12.4 milionë dollarë të mërkurën.
Deinonychus ishte 9 metra i gjatë, dhe u zbulua në Amerikën e Veriut.
Fosilet e dinosaurëve, veçanërisht për speciet “e famshme” si ato në filmin “Jurassic Park”, janë shitur më shumë marramendëse në ankand në dekadat e fundit. Në vitin 2020, një skelet T.rex u shit për 31.8 milionë dollarë rekord , dhe në vitin 2021, skeleti më i madh në botë Triceratops u shit për 7.7 milionë dollarë.
/abcnews.al