Robert Lewandowski kërkon të provojë një eksperiencë të re dhe këtë ia ka shprehur edhe drejtuesve të Bayern Munich.
Polaku ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, që duhet të marrin një vendim se çfarë do të bëjnë.
Qartazi Lewandowski nuk dëshiron të qëndrojë, ndërkohë që për “Bild” ai ka deklaruar se as ofertë për rinovim ende nuk ka marrë.
“Unë nuk kam marrë asnjë ofertë për kontratë nga Bayern dhe vendosa të largohem. Duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin”, shprehet Lewandowski. / abcnews.al