Një kolonë prej 500-1000 makinash me të evakuuar nga Mariupol ka mbërritur në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhya, sipas një deklaratë të Petro Andryushchenko, ndihmës I kryetarit të bashkisë së Mariupolit.
Ai pohoi se kolona kishte pritur për më shumë se tre ditë për t’u lejuar të hynte në Zaporizhzhya.
Mariupol vazhdon të jetë në sulmin e forcave ruse. Më shumë se 1 mijë civilë mendohet se janë bllokuar në fabrikën e çelikut.
/abcnews.al

