LEZHË – ABC ka mësuar detaje të reja nga atentati ndaj Blerim Preçit gjatë mbrëmjes së sotme. Raportohet se ai është qëlluar rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi.
28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij. Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash.
Raportohet se Blerim Preçi nuk ka të shkuar kriminale në Shqipëri, megjithatë policia po heton lidhjet e mundshme me botën e krimit. /absnews.al./