Dështimi për marrëveshje, Bislimi: Serbia s’ishte konstruktive, Lajçak bëri përpjekje të sinqerta

schedule11:55 - 14 Maj, 2022

schedule 11:55 - 14 Maj, 2022

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia edhe njëherë u tregua dekonstruktive në takimet e djeshme. Ai ka falënderuar Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak për siç ka thënë përpjekjet e sinqerta për përfundim të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë raporton Gazeta Express.

Përkundër pritjeve dhe angazhimit para takimit , Serbia sërish nuk ishte konstruktive në takimet e djeshme në Bruksel. Zgjedhja për pengimin përmes pjesëmarrjes si strategji parësore po rezulton efikase në parandalimin e progresit. Konstruktiviteti dhe kreativiteti nga ana jonë është i nevojshëm dhe i dobishëm, por me sa duket jo i mjaftueshëm. Dua të falënderoj Miroslav Lajcakun  për interesin dhe përpjekjet e tij të sinqerta drejt përfundimit të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë”, ka shkruar Bislimi.

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq, s’kanë arritur marrëveshje për targat pas takimit të djeshëm në kryeqytetin evropian.

Të dy patën takime bilaterale me Emisarin për dialog, Lajcak, por që mungoi takimi trilateral mes tyre. /GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!