Prej disa ditës, në media greke po qarkullon denoncimi i një turiste amerikane në ishullin luksoz, Mykonos, e cila pagoi për faturën 600 euro nga një restorant për dy koktej dhe një racion këmbësh gaforreje.
LEXO EDHE: Nami në Mykonos, turistja denoncon: 600 euro për këmbët e gaforres dhe 2 koktej
Ndërkohë, sot kanë dal detaje të reja, ku turistja bën me dije se kur është ankuar, e kanë kërcënuar me frazën “e dimë se ku jeton”.
Turistja amerikane ankohet se e kanë detyruar të paguajë shumën pasi i kanë sjellë fillimisht një listë në të cilën nuk figuronin çmimet e produkteve.
Sipas pretendimeve të turistes, kur ajo u ankua për faturën dhe nuk pranoi të paguante, papritur rreth saj u gjetën tre burra trupmëdhenjë, të cilët e lidhën në karrige dhe i thanë se nuk mund të largoheni nga dyqani nëse nuk paguani./abcnews.al