“Nuk duhet të shkojë në Eurovizion se është nga Kosova”, Ramosaj i kthehet Doçit: Uroj të jesh gjallë vitin tjetër

schedule08:35 - 14 Maj, 2022

schedule 08:35 - 14 Maj, 2022

Kompozitori Agim Doçi ishte pjesë e jurisë së Festivalit të RTSH-së, ku zgjodh si përfaqësuese e Shqipërisë, Ronela Hajati.

Ndërkohë, së fundmi, ai është pyetur se pse nuk ia dhanë biletën e përfaqësimit Alban Ramosajt me këngën “Theje”.

Doçi është shprehur se Albani është shqiptar nga Kosova dhe si i tillë duhet të konkurrojë për të përfaqësuar Kosovën në rast se ajo do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në festivalin europian.

Kaq mjaftuar që këngëtari të reagojë në rrjetet sociale, duke thënë se që të mos fitosh për këtë arsye Festivalin e RTSH-së është marrëzi.

Sakaq, Albani ka deklaruar se vitin që vjen do të përfaqësojë Shqipërinë dhe uron që Doçi të jetë gjallë.

 Postimi i plotë:

“I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”)
Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.
Europa nuk tallet me Kosovën apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere)
E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.
Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?
Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone.
Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.
Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo!
Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter. Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje ‘Shqiptar nga Kosova’”./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)