Zelensky mesazh liderëve perëndimorë: Rusia përdor urinë si kërcënim  

schedule07:29 - 14 Maj, 2022

schedule 07:29 - 14 Maj, 2022

Në fjalimin e tij të fundit drejtuar popullit ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky iu referua ndër të tjera bllokadës së porteve të Detit të Zi, që ekspertët thonë se mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore.

Kjo për shkak se, para pushtimit Ukraina eksportonte një sasi të madhe të produkteve bujqësore në mbarë botën.

Zelensky përsëriti akuzën e tij se bllokada ishte pjesë e një strategjie të qëllimshme nga Moska për të shkaktuar kaos, raporton BBC.

Ai tha se zyrtarët rusë po “kërcënojnë hapur botën se do të ketë zi buke në dhjetëra vende”.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt udhëheqësve perëndimorë, ai pyeti: “Në çfarë destabiliteti politik dhe flukse migracioni do të çojë kjo? Sa do të duhet të shpenzoni atëherë për të kapërcyer pasojat?”

Gjithashtu presidenti bëri të ditur e negociatat për evakuimin në Mariupol janë shumë të vështira.

“Negociatat shumë komplekse janë duke u zhvilluar për fazën tjetër të misionit të evakuimit, largimin e të plagosurve rëndë dhe mjekëve”, tha ai.”Ne po bëjmë gjithçka për të evakuuar të gjithë të tjerët, secilin nga mbrojtësit tanë”,  tha Zelensky.g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!