E kujt ja priste mendja që do të ishte ajo e eleminuara e kësaj puntate nga Styte Star. Armida, Entoleta dhe Dea kanë dalë sëbashku në Star Doën. Armida u shpëtua nga konkurrentët, ndërsa juria vendosi të shpëtojë Entoletën duke i dhënë fund aventurës së Dea Ruçit.
Mund të themi që ky Star Daën ka qënë një ndër më emocionuesit ku në fazën e eleminimit përballë njëra-tjetrës qëndruan dy konkurrentet të cilat krijuan një miqësi të bukur brenda këtij programi televiziv.
Eleminimi i Deas shkaktoi të qara në studio ku më së shumti emocionalisht e ka përejtuar “rivalja” e saj në Star Doën dhe mikja e saj më e mirë në program, Entoleta.
“Faleminderit shumë realisht. Nuk kam fjalë për momentin”- u shpreh Dea.
Padyshim Dea do të mbahet mend në këtë Style Star për debatet, lotët, batutat dhe emocionet që ka sjellë në këtë program, ku në një natë arriti të triumfonte. Por Rudina i bëri një ftesë të hapur Dea për aktore.
“Ta lëjmë këtu Entoletën, bëj gati një rol dhe hajde në audicione te Klanifornia”- u shpreh Rudina./abcnews.al