Në puntatën e 10 në Style Star gara është shumë e ashpër dhe konkurrenca është rritur shumë. Kjo u vu re direkt që në sfilatën e parë, që ishte Armida.
Ajo nuk mori pikë të mira dhe kritikoi konkurrentët për vlerësimet. Kjo situatë krijoi një debat mes Armidës dhe Entoletës.
Armida: Bëhuni pak profesionalë ju lutem! Po silleni si fëmijë. Çfarë i mungon veshjes time?
Entoleta: Mos çaj aman, vetëm mos çaj. Ti duhet të ishe eleminuar që në javën e dytë. Ti di të zhvishesh bukur, por stil nuk ke. Ta kesh të qartë. Nuk ke pikë stili o gocë.
Armida: Pse ti ke stil?
Entoleta: Po.
Armida: Ku?
Entoleta: Ja më shiko./abcnews.al