Elon Musk: Jam i fiksuar për të blerë Twitterin

schedule15:26 - 13 Maj, 2022

schedule 15:26 - 13 Maj, 2022

CEO i Tesla, Elon Musk, e ka bërë të qartë përkushtimin e tij për të blerë Twitter.  Musk njoftoi më herët se marrëveshja me Twitter është përkohësisht e ngrirë, derisa të marrë më shumë informacion se sa llogari false ka në platformën e rrjeteve sociale.

“Marrëveshja për Twitter është pezulluar përkohësisht, në pritje të detajeve që mbështesin llogaritjen se llogaritë e spam/fake përfaqësojnë në fakt më pak se 5% të përdoruesve” , tha biznesmeni në një postim.

Zyrtarisht, Twitter vlerëson se llogaritë e rreme përfaqësojnë më pak se 5% të përdoruesve të mediave sociale. Njoftimi i Elon Musk megjithatë ngre pikëpyetje nëse kjo përqindje i përgjigjet realitetit dhe kërkon verifikimin e tij. Musk njoftoi muajin e kaluar se kishte në plan të blinte Twitter për  44 miliardë dollarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!