“Asnjë vendim “non grata” nuk është ndryshuar”, Berisha reagon pas deklaratave të ambasadores Kim

schedule12:55 - 13 Maj, 2022

schedule 12:55 - 13 Maj, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi mbrëmjen e djeshme se në rreth 200 persona të cilët janë shpallu “non grata” nga DASH asnjë vendim ndaj tyre nuk është kthyer.

Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme i është përgjigjur deklaratave të ambasadores. Ai i quan fushatë elektorale kundër tij në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD. Më tej i bën thirrje SHBA që mos lejojë përfaqësuesen e tij mos ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.

Berisha: Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq  është komenti im. Uën i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden të mos lejojë përfaqësuesen e qeverisë së tij të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.  Veçanërisht përpjekjet e paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare të partisë konservatore shqiptare.

Më 22 maj, PD do të zgjedhë kreun e ri të PD-së. Përballë Sali Berishës garon Ibsen Elezi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!