Kryetari i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka thumbuar ministrin e Drejtësisë për dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, në të cilën ka qenë i përfshirë edhe Ulsi Manja.
Teksa ka pyetur ministrin Manja në mbledhjen e Komisionit të ligjeve ku ai ishte për të raportuar në lidhje me Reformën në Drejtësi, Alibeaj ka risjellë në vëmendje si dështim të drejtësisë çështjen e vjedhjes dhe blerjes së votave në Dibër, ku në përgjimet e medias ndërkombëtare del edhe emri i Manjës që sot është ministër i drejtësisë.
Lexo edhe:LIVE/ Kërkohet një President, PS jep “besën”, opozita pjesë e procesit: Çfarë po ndodh me negociatat
“Fryma e ndryshimeve kushtetuese ishte distancë substanciale mes politikës dhe drejtësisë. Pse nuk bëtë te njëjtin presion për dosjen 184?”, – tha Alibeaj.
Kujtojmë se pjesë e kësaj dosjeje, u bënë emra të njohur të politikës, te cilët dolën në përgjimet e publikuara nga BILD.
Në përgjime dolën Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu dhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë.
Prokuroria e Dibrës përfundoi një vit më parë hetimet për dosjen 184 dhe mori të pandehur 4 persona, pas 4 vitesh nga zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës.
Përgjegjës për shkeljen e ligjit për dosjen e etiketuar 184 janë Robert Aga ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë, i njësisë administrative Tomin.
Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë tek Krimet e Rënda dhe e parafundit në SPAK.
Por SPAK shpalli mos kompetencë duke i kërkuar Dibrës ta mbyll ketë hetim. 4 personat që kanë dalë sot në Gjykatë janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.
/abcnews.al/

