Donnarumma nuk ka frikë: Nuk kisha faj te goli i Benzema! Alternimi? PSG të vendosë

schedule21:54 - 12 Maj, 2022

schedule 21:54 - 12 Maj, 2022

Gianluigi Donnarumma, kampioni i Europës me Italinë, te PSG nuk ka qenë një titullar fiks, ndërkohë që italiani është akuzuar edhe për golin e Benzema në Champions League.

Vetë portieri nuk pranon të ketë gabuar në atë episod: “Goli i parë (Benzema) nuk ishte i vlefshëm, por ne mund ta kishim menaxhuar pjesën tjetër më mirë.

Ne e dimë se si ndodhi, unë nuk jam fajtor për asgjë. Tani duhet të shohim përpara. Vitin e ardhshëm do t’u tregojmë të gjithëve se kush jemi. Ne kemi mjetet për të fituar në Evropë”.

Në intervistën për AFP ai u pyet edhe për alternimin në portë me Keylor Navas dhe portieri ka një paralajmërim për PSG: “Unë mendoj se nuk duhet të ketë asnjë alternim, klubi duhet të bëjë zgjedhje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!