Situata politike brenda PD-së dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës, kanë qenë dy nga temat që janë diskutuar mbrëmjen e së enjtes në “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafio, ku të ftuar ishin analistët Lorenc Vangjeli, Mentor Nazarko dhe Skënder Minxhozi si dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi.
I pyetur nga moderatori Xhafo nëse në situatën politike që ndodhemi aktualisht, a po kërkon Edi Rama që përveç presidentit të përcaktojë edhe kreun e opozitës, analisti Vangjeli tha se interesi i vetëm i kryeministrit është që në krye të PD të vijë Sali Berisha.
Sipas tij Sali Berisha është hipoteka e pushtetit të Edi Ramës.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: A është ky një moment që përveç presidentit Rama po përcakton dhe kush do ta drejtojë opozitën?
Vangjeli: Unë mendoj ndryshe. Në politikë jemi mësuar t’i shohim fjalët në ligjëratë të drejtë. Interesi i Ramës është që opozitën shqiptare ta drejtojë Sali Berisha. Pavarësisht qëndrimit dhe mënyrës së ringritjes heroike të Sali Berishës. Sali Berisha vazhdon të jetë hipoteka e pushtetit të tij.
/Abcnews.al/