Shumica socialiste rrëzoi sot në Kuvend propozimin e “Rithemelimit” për rezolutën e Srebrenicës. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk pranojnë asnjë propozim nga Sali Berisha, Tritan Shehu, i cili depozitoi në Kuvend edhe propozimin e shikon diku tjetër shkakun.
Në një lidhje direkte në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Shehu tha se shkaku kryesor janë lidhjet me Serbinë dhe Ballkani i Hapur. Sipas tij, Rama nuk do që të mërzitet Aleksandër Vuçiç.
Lexo edhe: Rrëzuan rezolutën për Srebrenicën, Rama: Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar
Deputeti demokrat theksoi gjithashtu se krimet e luftë nuk duhen harruar dhe se ky ishte qëllimi i rezolutës së propozuar prej tyre, por që nuk gjeti mbështetje.
“Mua më duket e këtu e kemi shprehur qartësisht. Pse e paraqitëm tani. Është një boshllëk që duhet mbushur. Krimet e luftës nuk duhen harruar. Në këtë moment ne jemi që Serbia s’ka kërkuar falje. Problemet kanë dalë të qarta në Evropë. Serbia nuk ka pranuar sanksione kundër Rusisë. Është edhe një obligim parlament shqiptar që të ketë një dokument të tillë. Nuk ka asgjë negative që nuk mund të mos pranohet. Duhet të kalonte.
Janë arsye kot. Po kështu rrëzuan edhe rezolutën tonë për të dënuar agresionin rus në Ukrainë. Shkaku është tjetër, lidhjet me Serbinë. Që të mos mërzitet Vuçiç. Shkak është Ballkani i Hapur. Këto janë deduksione politike,por bazuar mbi ngjarje”, u shpreh Shehu. g.v/abcnews.al