Prapaskena e Haaland, norvegjezi ishte pothuajse lojtar i Bayern Munich

schedule14:45 - 12 Maj, 2022

schedule 14:45 - 12 Maj, 2022

Transferimi i Haaland te Manchester City ishte një nga ato lëvizje të bujshme të merkatos.

Bomberi norvegjez është një lojtar i kalibrit të lartë dhe një talent i së ardhmes, dhe klubi anglez ishte i aftë ta sillte në Manchester atë. Por kjo histori transferimi ka dhe një prapaskenë të sapo zbuluar.

Muajt e fundit, lojtari ishte takuar me drejtuesit e Bayern Munich, të cilët e kishin identifikuar norvegjezin si trashëgimtarin e Robert Lewandowskit. Në fund fare, Haaland ndryshoi mendje duke prishur marrëveshjen me Bayern dhe duke u transferuar te City.

Bayern tani do duhet të përpiqet të mbajë polakun, i cili ka bërë të ditur t’i thotë lamtumirë klubit./h.ll/abcnews.al