Kryetarja e Gjykatës së Lushnjes seancë dëgjimore në KPK

schedule13:42 - 16 Prill, 2019

schedule 13:42 - 16 Prill, 2019

Kryetarja e Gjykatës së Lushnjës, Esmeralda Çeka, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për Vettingun.

Nga deklarata në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit dhe nga hetimet e KPK-së, rezulton se Çeka ka deklarim të saktë të pasurisë dhe në përputhje me ligjin.

Sipas KPK-së, ajo ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.  Në lidhje me një hua të marrë nga subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshorti i saj, Komisioni kërkoi shpjegim nga kryegjyqtarja.

Ajo deklaroi se shtetasi që ka dhënë huanë, kishte mundësi ekonomike. Në lidhje me pastërtinë e figurës, Esmeralda Çeka ka plotësuar saktë formularin dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Ndërsa lidhur me kriterin e tretë, sipas KPK, kryegjyqtarja ka treguar aftësi profesionale, nivel të lartë etike dhe angazhim profesional. Vendimi për Çekën do jepet në 18 prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!