A ndihesh i intimiduar? Arben Kraja shmang deklaratat e Ramës për hetim ndaj Berishës: S’kam koment

schedule11:53 - 12 Maj, 2022

schedule 11:53 - 12 Maj, 2022

“Nuk kam koment”. Kështu u përgjigj kreu i SPAK Arben Kraja kur u pyet për deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama i cili ka kërkuar nisjen e hetimeve për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pyetje: A ndihesh i intimiduar nga deklaratat e Ramës i cili tha se keni punuar ngadalë dhe ka kërkuar hetim për Berishën?

Kraja: S’kam koment për deklaratat e Ramës. Nuk ndihemi të intimiduar. Po vazhdojmë punën. S’kam koment për deklaratat e Ramës. Ne vazhdojmë punën tonë dhe ju faleminderit.

Lexo edhe: Thirrjet ndaj SPAK, Kraja: I prisnim presionet, kemi dosje të rëndësishme, porosia që u dhashë prokurorëve

Më herët gjatë ditë së sotme drejtuesi i SPAK ka raportuar përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë për punën e këtij institucioni ndërsa është pyetur edhe nga kryetari i KLP, Alfred Balla, nëse janë ndjerë të kërcënuar nga deklaratat politike dhe nga deklaratat e Kryeministrit gjatë ditëve të fundit. Kraja tha se e rëndësishme për prokurorët e SPAK është të vlerësojnë me korrektësi faktet dhe provat.

Dje Rama bëri “bilanc” rezulton negativ për SPAK, aq më tepër kur bëhet fjalë për gjyqtarët e prokurorët me pasuri mijëra euroshe të pajustifikuara. “E patolerueshme, asnjë i dënuar për korrupsion”. Siç nuk ka ndodhur më parë, në daljen për mediat me ministrin e Drejtësisë, u listua një top 10-she me prokurorë gjyqtarë më të korruptuar, që vettingu i ka nxjerr nga sistemi por ata vijojnë të gëzojnë partë e marra. Për Kryeministrin faktet e korrupsionit janë të dukshme, por SPAK merret me çështje të vogla. Nga prokurorët e gjyqtarët, kërkesat e kryeministri vijuan tek politikanët, duke kërkuar që të hetohet Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA e cila ka ngritur ndaj tij një sërë akuzash, përfshirë dhe atë për korrupsion.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!