Një nga aleatët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj lajmeve se Finlanda dhe Suedia janë një hap larg anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar Perëndimin që mbështetja e tij ushtarake në rritje ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë një konflikt midis Rusisë dhe aleancës ushtarake, shkruan skynews.
Dmitry Medvedev, ish-presidenti i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se një konflikt i tillë me NATO-n mbart gjithmonë rrezikun e shndërrimit në një luftë të plotë bërthamore.
“Vendet e NATO-s që vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, të stërvitin trupa për të përdorur pajisjet perëndimore, të dërgojnë mercenarë dhe stërviten pranë kufijve tanë po rrisin mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë dhe të hapur midis NATO-s dhe Rusisë”, tha ai në një postim në Telegram.
“Një konflikt i tillë ka gjithmonë rrezikun që të kthehet në një luftë të plotë bërthamore.
“Ky do të jetë një skenar katastrofik për të gjithë.”
/abcnews.al