Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha se është tmerruar nga vrasja e gazetares veterane palestinezo-amerikane të Al Jazeera, Shireen Abu Aqla. Guterres bëri thirrje për një hetim të pavarur për vdekjen e saj, shkruan BBC.
51-vjeçarja vdiq teksa mbulonte një sulm nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Gjithashtu edhe kolegu i saj u plagos. Al Jazeera tha se trupat izraelite e qëlluan qëllimisht atë, e ndërsa kryeministrja izraelite tha se ka gjasa që ajo të ishte qëlluar nga persona të armatosur palestinezë.
Kryeministri, Naftali Bennett, bëri thirrje për një hetim të përbashkët me palestinezët, por të enjten Ministri i Çështjeve Civile të Autoritetit Palestinez, Hussein al-Sheikh, tha se kërkesa ishte refuzuar.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, u shpreh se ai e konsideronte qeverinë izraelite plotësisht përgjegjëse. Në një deklaratë të lëshuar përmes zëdhënësit të tij të mërkurën vonë, Guterres, u bëri thirrje autoriteteve përkatëse të kryejnë një hetim të pavarur dhe transparent për këtë incident dhe të sigurojnë që përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë që u takon.
“Sekretari i Përgjithshëm dënon të gjitha sulmet dhe vrasjet e gazetarëve dhe thekson se gazetarët nuk duhet të jenë kurrë objektiv i dhunës”, thuhet në deklaratë.
Ministria palestineze e shëndetësisë tha se Abu Aqla u godit në kokë nga një plumb.
Ajo u dërgua në spital në gjendje kritike por nuk mundi të mbijetonte.
/abcnews.al