“Manchester City ka nevojë për liderë, por Guardiola nuk do liderë. Ata nuk duan lojtarë me personalitet sepse ai duhet të jetë lider. Ai e bëri atë në Barcelonë, ai ndërton ekipin e tij për të kontrolluar të gjithë”, kjo ishte deklarata e Patrice Evra ditën e djeshme.
Deklaratë që ka marrë mënjëherë edhe përgjigjen e trajnerit të Manchester Cityt, me këtë të fundit që i ka dhënë të “drejtë” Evras, teksa kujton se lojtarët e tij kanë fituar botërore dhe europiane me kombëtaret e tyre.
“Ndoshta ka të drejtë ose ndoshta po thotë këto gjëra për t’u rikthyer në Manchester. Unë kam pasur lojtarë fantastikë në të kaluarën time te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City. Mund të bëja një listë përsa i përket personalitetit. Shumica prej tyre kanë fituar kampionatet botërore, evropiane. Patrice, po të isha këtu do të tregoja personalitetin dhe karakterin e lojtarëve të mi”, është përgjigjur tekniku katalanas. /f.a/abcnews.al