Pas dhënies me koncesion të portit të Vlorës qeveria ka miratuar sot ndërtimin e portit të ri.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në komunikimin e ministrave për mediat në lidhje me vendimet e miratuara nga qeveria.
“Miratimi i kontratës së koncesionit me partneritetin publik privat për Triportin e Vlorës do të jetë porti më i ri modern. Porti do të jetë një port i integruar, pasi sot ka vetëm shërbimet e peshkimit”, tha Balluku.
Lexo edhe: Gati koncesioni i radhës, qeveria do të japë me PPP portin në Vlorë
Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.
/abcnews.al/