Katedralja e Notre Dame në Paris në flakë

schedule19:41 - 15 Prill, 2019

schedule 19:41 - 15 Prill, 2019

 

Shkrumbohet çatia e Katedrales emblematike jo vetëm të Parisit, por edhe të Evropës “Notre Dam de Paris”. Zjarri ka rënë rreth orës 18.50 dhe prej disa orësh forcat e rëndit po punojnë për të shuar gjuhët e flakëve që kanë përfshirë Katedralen më të famshme të kryeqytetit francez. Në vendngjarja ka shkuar presidenti francez Emanuel Macron, i cili anuloi një konferencë për shtyp të paralajmëruar për sonte.

Sipas sekretarit të shtetit në Ministrinë e Brendshme franceze nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr, i cili ka mobilizuar zjarrfikësit dhe policinë e Parisit. Perimetri i sigurisë është vendosur mjaft i gjerë për të mbajtur larg kureshtarët dhe për të krijuar mundësi për forcat e rendit për të punuar me shuarjen e tij. Prokuroria e Parisit ka nisur ndërkohë një hetim në lidhje me këtë rast.

Katedralja “Notre Dame de Paris” ishte ne fazë rikonstruksioni dhe vetëm pak ditë më parë, prej çatisë së saj ishin larguar 16 statuja nga 3 metra të larta të cilat janë dërguar për restaurim.

Zjarri i rënë në Katedralen e “Notre Dam de Paris” ka marrë vëmendjen jo vetëm mediatike të të gjithë botës, por edhe atë politike. Presidenti amerikan Trump, Bashkëshortja e tij, zv. Presidenti amerikan, kancelarja gjermane, Presidenti i Bashkimit Evropian kanë reaguar dhe solidarizuar me te gjithë aktorët që po punojnë tani për vendosjen nën kontroll të gjuhëve të zjarrit.

“Notre Dam de Pari”s është një ndër objektet e kultit më të vizituara në Evropë, duke numëruar rreth 13 milion vizitorë çdo vit.  E ndërtuar para 850 viteve kjo katedrale cilësohet si një prej simboleve të krishterimit.

Kjo ngjarja ka tronditur dhe dëshmitarët. Mediat franceze raportojnë për qytetarë që ndjekin skenën apokaliptike duke qarë, ose të shtrënguar me njëri-tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!