Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka akuzuar SHBA-në se po zhvillon “luftë me prokurë” kundër Rusisë (proxy war ose lufta me prokurë është një luftë e nxitur nga një shtet i fuqishëm por ky shtet nuk përfshihet vetë, duke përdorur një tjetër shtet si përfaqësues), pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë prej 40 miliardë dollarësh ndihmë për Ukrainën, sipas The Guardian.
Medvedev tha se projektligji i miratuar të martën ishte një përpjekje “për t’i dhënë një disfatë serioze vendit tonë dhe për të kufizuar zhvillimin e tij ekonomik dhe ndikimin politik në botë”.
Medvedev, i cili ka shërbyer si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë që nga dorëheqja si kryeministër në janar 2020, është një mbështetës besnik i Vladimir Putinit.
Gjithashtu, kryetari i Dumës së Shtetit të Rusisë, Vyacheslav Volodin , akuzoi Uashingtonin për përdorimin e paketës së ndihmës për të futur në borxh Ukrainën dhe për përvetësimin e rezervave të grurit të vendit në vend të pagesës.
“Uashingtoni dëshiron një Holodomor në Ukrainë,” shkroi ai, duke iu referuar urisë së viteve 1930 që vranë miliona ukrainas kur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik nën udhëheqjen e Joseph Stalin.
/abcnews.al