Çfarë ndodh sot në selinë e PS? Rama dhe Manja në konferencë të papritur

schedule09:18 - 11 Maj, 2022

schedule 09:18 - 11 Maj, 2022

Zhvillime të papritura vijnë nga selia e Partisë Socialiste. Kryesocialisti Edi Rama dhe ministri Ulsi Manja do të zhvillojnë ditën e sotme një konferencë për mediat. Konferenca është njoftuar se do të mbahet në orën 10:00.

“Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia rozë.

Ende nuk dihet  qëllimi, ndërsa duket se është zhvillim i rëndësishëm. Kryeministri Edi Rama vjen nga Brukseli, ndërsa Manja do të lërë agjendën pikërisht për këtë konferencë.

Ministri i Drejtësisë është parashikuar që të ketë një seancë dëgjimore pikërisht në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm. Por për shkak të konferencës së selinë e PS, duket se ministri do të shtyjë paraqitjen e tij në seancën dëgjimore. /abcnews.al