Sa të sigurt janë pacientët nëse mbrohen të drejtat e punonjësve shëndetësore?

schedule12:49 - 10 Maj, 2022

schedule 12:49 - 10 Maj, 2022

The New York Times

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Amerika ishte e përfshirë nga një krizë e kujdesit shëndetësor përpara Covid-it por pandemia e ka përkeqësuar edhe më shumë. Që nga fillimi i pandemisë, forca e punës të kujdesit shëndetësor – industria më e madhe e vendit për nga punësimi është tkurrur me gati 2%.

Kjo mund të duket një përqindje e vogël, por historikisht, forca punëtore e kujdesit shëndetësor nuk tkurret; vetëm rritet. Tani, me modelin astronomik dhe kërkesën në rritje ndërsa pacientët kërkojnë kujdes që mund ta kenë neglizhuar ose shtyrë gjatë kulmit të pandemisë, spitaleve, klinikave dhe  azileve në të gjithë vendin u mungojnë punonjësit për t’u kujdesur në mënyrë adekuate për pacientët.

Sistemi i kujdesit shëndetësor, para se të jetë çdo gjë tjetër, është një forcë punëtore.

Pa infermierë dhe ndihmës të mjaftueshëm, pacientët në ambientet e kualifikuara të infermierisë nuk mund të lahen kur kanë nevojë, ose të marrin ndihmën e nevojshme. Pacientët që nuk mund të ushqehen vetë mund të mos hanë mjaftueshëm sepse askush nuk ka kohë për t’i ndihmuar.

Infermieret e spitalit koordinojnë punën  duke shpërndarë medikamente, duke përgatitur pacientët për analiza dhe skanime dhe, më e rëndësishmja, duke kryer ndërhyrje në raste serioze. Terapistët e frymëmarrjes në spitale menaxhojnë ventilatorët që mbajnë gjallë shumë pacientë që janë të infektuar me Covid dhe pa farmacist të mjaftueshëm, ilaçet nuk mund të përgatiten në mënyrë efikase dhe të sigurt për pacientët, raporton abcnews.al.

Shumica e spitaleve mund të jenë kompani private, por realiteti është se qeveria ka formësuar sistemin e kujdesit shëndetësor në çdo hap të rrugës së ekzistencës së tij moderne.

Ky formësim daton në vitet 1940, kur politika tatimore dhe përmirësimi i tregut të punës çuan në krijimin e sigurimit shëndetësor privat të bazuar në punësim. Medicare dhe Medicaid kanë marrë kostot e kapitalit spitalor që kur u krijua në 1965, që do të thotë se qeveria federale pagoi për të krijuar një pjesë të madhe të objekteve dhe pajisjeve ekzistuese të përdorura nga sistemet spitalore sot.

Kujdesi shëndetësor amerikan është një sistem publik por ai është i ndarë për sa i përket administrimit ndërmjet pronarëve privatë.  Kjo do të thotë se kursimet shpesh marrin formën e mbajtjes së pagave. Nëse qeveria nuk ndërhyn për të stabilizuar fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor, pacientët vuajnë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të mbingarkuar dhe që paguhen më pak japin dorëheqjen ose hyjnë në grevë, gjë që rrit kostot më tej dhe ka të ngjarë të dëmtojë pacientët.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor të bashkuar në të gjithë vendin po luftojnë kundër kushteve të paqëndrueshme në industrinë e kujdesit shëndetësor dhe ata shpesh po përballen me kushtet e vështira të punës dhe sjelljes së ashpër nga ana e punëdhënësit.

Gjatë kohëve të fundit, mijëra infermiere në sistemin shëndetësor të Kalifornisë Sutter u ndaluan të punojnë për pesë ditë në shenjë hakmarrjeje për një grevë njëditore. Punonjësit në Spitalin Universitar Hoëard në Uashington, D.C protestuan ndaj ndryshimeve të pagave dhe përfitimeve të imponuara në mënyrë të njëanshme gjatë negociatave, raporton abcnews.al.

Një njësi prej rreth 1,600 infermierësh në Providence St. Vincent në Portland, Ore., votuan për autorizimin  e një grevë për të protestuar. Gati 5,000 infermierë në Spitalin Universitar të Stanfordit këtë muaj nisën një grevë gjatë së cilës administrata kërcënoi se do t’ua ndërpresë sigurimin shëndetësor.

Kjo sjellje nga menaxhmenti i ka shtyrë punonjësit e kujdesit shëndetësor të japin dorëheqjen duke degraduar edhe më shumë sistemin e kujdesit shëndetësor. Protestat e punonjësve, në disa qytete dhe shtete, pritet të stabilizojnë sistemin, duke kërkuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor që të miratojnë marrëveshjet për paqen e punës me sindikatat e tyre.

Sipas këtyre marrëveshjeve, punëdhënësit dhe punonjësit duhet të punojnë së bashku për të parandaluar grevat, që do të thotë gjetja e zgjidhjeve reciproke.

Punëdhënësit në përgjithësi janë të përmbajtur nga hakmarrja ndaj punonjësve ose nga refuzimi për t’iu përgjigjur ankesave të tyre, pasi një veprim i tillë do të krijonte mosmarrëveshje në punë.

Marrëveshjet e paqes janë të njohura me sindikatat, sepse ato ndihmojnë në parandalimin që shumë punëtorë të mos japin dorëheqjen pasi punëdhënësit shpesh refuzojnë t’i pranojnë ato.

Këtu ndërhyjnë politikëbërësit. Në Pensilvani, administrata e guvernatorit Tom Wolf po propozon t’u kërkojë kontraktorëve të Medicaid – pothuajse të gjithë ofruesve kryesorë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor të garantojnë paqen e punës, me arsyetimin se kjo do të parandalonte ndërprerjen e kujdesit ndaj pacientëve.

Illinois pritet të bëjë të njejtën gjë. Qyteti i Nju Jorkut miratoi një kërkesë për paqen në punë për ofruesit e shërbimeve sociale dhe shëndetësore. Këto marrëveshje mund të përballen me kundërshtime nga spitalet. Shoqata e Spitalit dhe Sistemit Shëndetësor të Pensilvanisë po padit shtetin për të penguar Guvernatorin Wolf të zbatojë politikën e paqes në punë.

Por këto politika pasqyrojnë një histori të gjatë të qeverive që ndërhyjnë për të siguruar stabilitetin.

Duke i dhënë peshë nevojave të punëtorëve në vendin e punës, nga politikat e paqes në punë në institucionet e kujdesit shëndetësor, ata që përfitojnë janë pacientët sepse u japin atyre më shumë fuqi për të menaxhuar mjediset e tyre të punës.

Ato gjithashtu e bëjnë më të lehtë krijimin e sindikatave për punëtorët dhe të dhënat sugjerojnë se sindikatat në kujdesin shëndetësor përmirësojnë kujdesin ndaj pacientëve. Sipas një studimi të fundit, azile në Nju Jork kishin një shkallë dukshëm më të ulët të vdekjeve të banorëve nga Covid-19 sesa në azilet ku mungonin sindikatat, raporton abcnews.al

Politikat e paqes në punë mund të bazohen në një trashëgimi të rregullimit të marrëdhënieve të punës në kujdesin shëndetësor.

Shtetet tashmë mbikëqyrin personelin e azileve drejtpërdrejt përmes Medicaid, për shembull. Dhe përpara  ligjit federal të punës në kujdesin shëndetësor në 1974, shtetet ndonjëherë i kanë trajtuar punonjësit e kujdesit shëndetësor si punonjës publikë de fakto.

Në vitin 1970, punonjësit e spitalit në Pensilvani ishin nën mbrojtjen e një sistemi të ri të marrëdhënieve të punës së punonjësve publikë në emër të paqes në punë.

Mosmarrëveshjet e pazgjidhura midis punëdhënësit publik dhe punonjësve të tij janë të dëmshme për publikun.

Një grup i madh kërkimesh kanë treguar se kur anëtarët e stafit të kujdesit shëndetësor janë të mbingarkuar, pacientët vdesin. Por më shumë se kaq, pacientët meritojnë të kujdesen si qenie njerëzore – të ushqehen, të mjekohen në mënyrë të sigurt dhe të monitorohen me vëmendje.

Rregulloret e paqes në punë ndihmojnë në sigurinë dhe qetësinë që është e kaq e nevojshme për pacientët dhe punonjësit. Nëse ndiqen gjerësisht, ato do të çonin në një sistem më human të kujdesit shëndetësor për të gjithë ne.

/abcnews.al