Grabitën miliona lekë në bankën e Koplikut, autorët lënë makinën afër kufirit me Malin e Zi

schedule10:40 - 10 Maj, 2022

schedule 10:40 - 10 Maj, 2022

Policia ka sekuestruar mjetit tip Benz të braktisur tre grabitësit e bankës së Koplikut. Makina është gjetur në zonën e quajtur Shegan të Liqenit të Shkodrës, në afërsi me kufirin me Malin e Zi.

Makina u përdor nga 3 autorët e armatosur dhe të maskuar për t’u arratisur pasi morën 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra në bankën e nivelit të dytë në Koplik.

Lexo edhe: Grabitën mbi 10 mijë euro në bankën në Koplik, video e makinës së djegur nga autorët

Në bankë kanë hyrë rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volkswagen” ngjyrë të errët kurse në dalje të qytetit dogjën mjetin.

Lexo edhe: Grabitja e filialit të bankës në Koplik, zbulohet shuma e parave që morën autorët

Më pas ndaluan një Benz në të cilin ndodheshin tre persona. I kërcënuan me armë dhe i zbritën nga mjeti. Grabitësit morën Benzin dhe mësohet se u larguan në drejtim të Hanit të Hotit. Tashmë makina është gjetur afër kufirit me Malin e Zi që ngre dyshime se ata mund të jenë larguar në shtetitn fqinj.

/abcnews.al