“Liverpool një titull në 30 vite”, Klopp i kthehet Pep: Nuk durohet eliminimi nga Champions

schedule21:13 - 9 Maj, 2022

schedule 21:13 - 9 Maj, 2022

Pep Guardiola, një ditë më parë i lëshoi disa shigjeta. Pas fitores kundër Neëcastle, tekniku spanjoll u shpreh se në Angli të gjithë mbështesin Liverpool, madje edhe mediat.

Ndër të tjera Pep vuri në dukje faktin që “The Reds” në Angli kanë fituar vetëm një titull kampion në 30 vite, ndërkohë që sot ka ardhur edhe përgjigja e Klopp.

“Është e vështirë të durosh eliminimin nga Champions league. Më pas kupton që Liverpool kaloi në finale dhe mendon: ‘Ata luajtën kundër Villarreal dhe ne kundër Real Madrid’. Dhe pastaj thua çfarë thua”, u shpreh gjermani.

“Ai ka të drejtë vetëm mbi faktin se ne kemi fituar vetëm një Premier League në 30 vite, por nuk mund të them se i gjithë vendi bën tifo për ne.

Kjo gjë nuk është e vërtetë dhe nuk është ndjesia që unë kam kur luajmë jashtë shtëpisë, por ndoshta ai di më shumë se mua. Madje edhe në Liverpool nuk na duan të gjithë, vetëm 50%”, deklaroi Klopp mes të tjerash. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!