Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duman në foltoren e Kuvendit shprehur shqetësimin për ngjarjen tragjike në Kavajë, ku Ilvi Meta humbi jetën në qelinë e komisariatit.
Sipas hetimeve, i riu i cili u arrestua për vjedhjen e një dere u gjet i vetëvarur. Sakaq, Duma, e cila është edhe deputete e zonës, rrëfeu një moment të trishtë që pa në mortin e Ilvi Matës.
Ndryshe nga çdo ceremoni përcjellje, në atë të të riut në Kavajë, tha ajo mungonte vajtimi dhe kishte pllakosur heshtja. Deputetja demokrate kujton gjithashtu fjalët e të atit, i cili i kishte përsëritur vazhdimisht se nuk e besonte që djali kishte vrarë veten. Duma e përshkroi të riun Ivi Meta si viktimë të paragjykimit për gabimet e së kaluarës.
“Sigurisht kemi qenë , dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah drejtësisë dhe hetimit. Dua të ndaloj te ky rast për një arsye edhe më madhore. Unë kam shkuar atë natë në familjen e djalit të vdekur dhe secili nga ju do kishte parë një kob më të madh, në të gjitha humbjet e jetëve, ajo që gjejmë është një vajtim sidomos, i nënës. Aty kishte pllakosur heshtja.
Mpirja dhe mungesa e të vërtetës ishin më të mëdha sesa morti. Për një gjë që është shumë e thellë. Kush është e thellë? Te ajo familje përveçse ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, i thashë të atit për çfarë akuzohej djali, tha për një derë alumini. Që quhen krime ordinere. E kanë dënuar disa herë tha për gjëra që nuk i ka kryer. E kishin bërë zakon tha sa herë ndodhte një vjedhje ordinere e kapnin dhe e rrihnin. Mendoni sesa janë ata që nuk mbrohen dot dhe të nxjerrin të drejtën e vet. I ati thoshte që nuk e besoj kurrë që ka vrarë vete. Ekziston një racizëm dhe paragjykim nëse gabon në këtë vend”, u shpreh deputetja. g.v/abcnews.al