Ndërron jetë Mirjana Markoviç e veja e Sllobodan Millosheviç. Bashkëshortja e ish-kasapit të Ballkanit vdiq në 76 vjeçare në Rusi, atje ku ajo jetonte prej vitesh. Markoviç, ishte dënuar me një vit burg në vitin 2017, e akuzuar për shpërdorim detyre.
Dënimi erdhi 15 vjet pas nisjes së procesit gjyqësor. E veja e Millosheviçit ishte dënuar në mungesë, meqë ajo jetonte në Moskë. Me emrin e Mirjana Markoviçit ka qenë prej 30 vitesh i lidhur dhe dyshimi se ajo ka patur gisht në një prej mistereve më të mëdha politike në Serbi-zhdukjen dhe vrasjen e presidentit të Serbisë në vitet 1986-1987, Ivan Stamboliç.
Markoviç iku nga Serbia pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç, për tu vendosur më Moskë, ku gëzonte statusin e azilantes politike. Marko, djali i çiftit Millosheviç sipas mediave serbe, punon në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa vajza Maria jeton në Mal të Zi dhe drejtësia e atjeshme e mbron nga ekstradimi në Serbi, ku ndaj saj janë ngritur akuza se ka shtënë me armë gjatë arrestimit të të atit, Sllovodan Millosheviç./abcnews.al