“NATO po përgatitej të sulmonte Rusinë”, Britania hedh poshtë deklaratat e Putinit: Shenja dëshpërimi

schedule12:27 - 9 Maj, 2022

schedule 12:27 - 9 Maj, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin shfaqi shenja dëshpërimi në fjalimin e tij për Ditën e Fitores, sipas një deklaratë të Sekretarit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace, sipas CNN.

Një ndër arsyet e pushtimit të Ukrainës ishte se aleanca e NATO-s po vendoste trupa në Europën Lindore, duke rrethuar Rusinë dhe po vendoste baza ushtarake në fqinjin e saj perëndimor.

Wallace hodhi poshtë pretendimet e Putinit.

“NATO përbën 6% të kufijve tokësore. Kjo nuk nënkupton të jesh i rrethuar nëse vetëm 6% e kufirit tokësor përfshijnë vendet e NATO-s”, tha sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

Sa i përket bazave të NATO-s në Ukrainë, “Jam i sigurt se ambasadori ukrainas do t’ju thotë se nuk ka asnjë bazë të NATO-s në Ukrainë,” tha Wallace.

Unë mendoj se ai beson atë që dëshiron të besojë – shenja të qarta të dëshpërimit, “tha Wallace për Putinin.

Më herët, në një fjalim në Muzeun Kombëtar të Ushtrisë Britanike, Wallace përsëriti mbështetjen e fortë të Londrës për Kievin.

“Qeveria britanike – e gjithë Mbretëria e Bashkuar është pranë Ukrainës, duke mbështetur mbrojtjen e saj të guximshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe të drejtës për një të ardhme paqësore dhe të begatë”, tha Wallace.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!