60 vjeçari Ilir Kapo që u qëllua për vdekje me thikë gjatë një sherri në ambientet e një lokali nuk ka mundur të shpëtojë nga duart e fqinjit.
Kur tashmë konflikti verbal kishte nisur brenda ambienteve të lokalit në rrugën “Ibrahim Ndroqi”, Ilir Kapo dhe Olgert Dhimitri u zhvendosën për t’u “sqaruar” jashtë tij.
Sipas burimeve nga policia, sapo dy burrat dolën jashtë nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushte. 60-vjeçari Kapo e ka goditur gjithandej Dhimitrin, me grushte e shqelma, ndërsa një grup prej shtatë apo tetë personash të lagjes që kanë qenë të pranishëm nuk kanë mundur t’i ndajnë.
Kur Dhimitri ka parë që ka qenë e pamundur të vijonte përplasjen fizike me Kapon është zhvendosur aty pranë në afërsi tek disa kangjella, ka marrë një thikë dhe ka nisur të ndjekë nga pas 60-vjeçarin.
Lexo edhe: Një i vdekur në Tiranë, detajet: Sherri nisi në lokal, më pas autori nxori thikën
Ilir Kapo ka vrapuar për rreth 25 apo 30 metër dhe është penguar e ka rënë në tokë, çfarë ka sjell në përfitimin e Dhimitrit i cili nga aty e ka qëlluar me thikë disa herë në bark dhe afër qafës. Kapo, i plagosur, është ngritur ka ecur në vështirësi për disa metra, ka rënë para lokalit ku vetëm pak çaste më parë po pinte në një tavolinë dhe ka dhënë shpirt.
/abcnews.al