Ish gruaja e përgenjeshtroi, Endri Prifti reagon sërish: Sikur një mijë të zeza të ketë, është nëna e djalit tim

schedule10:22 - 9 Maj, 2022

schedule 10:22 - 9 Maj, 2022

Pak javë më parë, Endri Prifti bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës. Këngëtari tha se me ish bashkëshorten, me të cilën ishte ndarë pak vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.

Kjo deklaratë solli vëmendjen e ish gruas së tij, me të cilin ka dhe një djalë, e cila theksoi se prona ka qenë në emër të saj përpara martesës. Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij. Ndërkohë, lidhur me këtë, këngëtarja a folur së fundmi gjatë një interviste televizive.

LEXO EDHE: Endri Prifti e akuzoi për grabitjen e shtëpisë, reagon ish-bashkëshortja dhe tregon si qendron e vërteta

“Unë nuk dua të them asnjë koment, unë i prisja. Unë kam një djalë me të që e kam si jetën time dhe nuk dua të them asgjë sikur një mijë të zeza të ketë ajo mbi kurriz. Nuk dua të them asgjë sepse është nëna e djalit tim. Ua kam lënë institucioneve në dorë”, u shpreh Endri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!