Basha pozon i buzëqeshur krah bashkëshortes, festojnë përvjetorin e martesës

schedule21:56 - 8 Maj, 2022

schedule 21:56 - 8 Maj, 2022

Që pasi dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një profil të ulët dhe shumë rrallë mund të jetë shfaqur  para kamerave. Ish-kryetari i PD-së ka vijuar turet e takimeve në terren, me demokratët e bazës larg syve të kamerave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Basha (@basha_aurela)

Megjithatë, ditën e sotme Basha është shfaqur në llogarinë në Instagram të bashkëshortes së tij, Aurela. Mesa duket më 8 maj ata kanë përvjetorin e martesës.

Aurela ka publikuar në profilin e saj një selife në të cilën pozon duke buzëqeshur me ish-kreun e PD. Në postim nuk mungojnë komentet e shumta nga ndjekësit e tyre që u urojnë të kenë një jetë sa më të lumtur. /abcnews.al/