Një qen i racës danez është vlerësuar si qeni më i gjatë në botë nga Rekordet Botërore Guinness. Qeni dyvjeçar, i quajtur Zeus është 1.046 metra i lartë. Pronarja e Zeusit, Brittany Davis tha se kishte ëndërruar gjithmonë që të kishte një qen të madh dhe t’i vinte këtë emër.
Dëshira iu plotësua kur vëllai ia dhuroi qenin kur ishte tetë javësh. “Zeusi ka ndryshuar absolutisht familjen tonë”, “Ai sjell kaq shumë gëzim. Ai është një qen kaq i dashur. Ai ka qenë një qen i madh që kur e kemi marrë, edhe si këlysh,”, tha ajo.
“Ai kishte putra të mëdha. Në fillim ishim nervoz që kishim një qen kaq të madh por na bëri për vete dhe ja ku jemi! Ne marrim shumë reagime si ‘Uau, ky është qeni më i gjatë që kam parë ndonjëherë’, kështu që tani mund të thuhet ‘Po, është qeni më i gjatë që keni parë”, tha ajo.
Sipas Rekordeve Botërore Guinness, qeni më i gjatë në botë ndonjëherë ishte gjithashtu një danez i madh i quajtur Zeus. Ai ishte nga Otsego, Michigan dhe kishte një gjatësi prej 1.1 metrash. Qeni ngordhi në vitin 2014.
/abcnews.al