Boluspor ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme për të qëndruar në ligën e dytë turke, pasi mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Bursaspor.
Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.
Shkodrani i shënoi të dy golat e Boluspor, me goditje me kokë. Tek i pari ishte Odise Roshi ai që asistoi.
Balaj kështu shkon në kuotën e tre golave me skuadrën turke, që iu bashkua në janar. / abcnews.al