Ajas Sulejmani, 39 vjeç është shoferi i makinës Benz G Class që përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Gazetarja e Abc Xhensila Kodra bën me dije se policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit ndërsa 39 vjeçari është ende në kërkim. Mësohet se ai është emigrant në Gjermani.
Sulejmani u fut me semafor të kuq duke shkaktuar aksident te vijat e bardha. Pas aksidentit ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia.
Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
/abcnews.al