“Mos të të shoh këtu”, si ndodhi vrasja në Tiranë, droga dhe alkooli “përplasi” fqinjët në lokal (FOTO)

schedule10:53 - 8 Maj, 2022

schedule 10:53 - 8 Maj, 2022

Sherri në ambientet e një lokali mes dy fqinjëve përfundoi në mënyrë tragjike për 60 vjeçarin Ilir Kapo që u qëllua për vdekje me thikë. Policia vuri në pranga fqinjin e tij  Olgert Dhimitrin i cili në gjendje të dehur vrau 60-vjeçarin Ilir Kapo.

Sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra 37-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo.

Lexo edhe: Një i vdekur në Tiranë, detajet: Sherri nisi në lokal, më pas autori nxori thikën

Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori i ka thënë viktimës “mos të të shikoj këtu kur të jem unë”. Duket se 60-vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon. Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Madje autori nuk ishte në gjendje që të kuptonte krimin që kishte kryer. Po kështu Dhimitri dyshohet se në momentin e krimit të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi njihet si përdorues.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:15 pranë shkollës Hary Fultz në kryeqytet.

/abcnews.al