Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Chelsea “flak” fitoren në zgjimin e Lukakut, Wolves nuk dorëzohet

schedule18:15 - 7 Maj, 2022

schedule 18:15 - 7 Maj, 2022

Chelsea vë në rrezik vendin e tretë në Premier League, pas ka barazuar sot në shtëpi kundër Wolves me rezultatin 2-2. Londinezët çuan dëm fitoren, pasi kishbin kaluar dy herë në epërsi.

Romelu Lukaku, pasi shënoi me penallti në të 56’, realizoi edhe një gol tjetër dy minuta më pas dhe u duk se Chelsea po shkonte i qetë drejt fitores.



Nuk ndodhi kështu, pasi Trincao e hapi ndeshjen dhe në minutën e shtatë shtesë Coady befasoi “Blutë” e Londrës me golin e barazimit.

Sot në fushë zbriti edhe Broja me Southampton, që u mposht 3-0 nga Brentford. Fitore mori edhe Aston Villa kundër Burnley, që pas tre fitoresh radhazi u kthye me këmbë në tokë. Crystal Palace gjithashtu mori pikët e plota ndaj Watford të rënë nga Premier League.

PREMIER LEAGUE

Brentford-Southampton 3-0
Jansson 13’, Wissa 14’, Ajer 79’

Burnley-Aston Villa 1-3
Cornet 90+1’ / Ings 7’, Buendia 31’, Watkins 52’

Chelsea-Wolves 2-2
Lukaku (pen.) 56’, 58’ / Trincao 79’, Coady 90+7’

Crystal Palace-Watford 1-0
Zaha (pen.) 31’

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!