VIDEO/ Berisha nuk mjafton për Torinon, Ruiz i jep 3 pikë skuadrës së Spalletit

schedule16:58 - 7 Maj, 2022

schedule 16:58 - 7 Maj, 2022

Napoli ka arritur të fitojë përballjen e ditës së sotme me Torinon, takim i vlefshëm për javën e 36-të të Seria A.

Një fitore minimale, ku të besuarit e Luciano Spalletiti iu falën golit të shënuar nga Ruiz në minutën e 73-të.

Pjesa e parë u mbyll pa shumë histori mes dy ekipeve, ndërsa në të dytën protagonist në minutën e 60-të u bë edhe portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha, i cili nga 11-metra priti gjuajtjen e Inzignes nga penalltia, duke mbajtur portën e tij të paprekur, por kjo nuk mjaftoi pasi në të 73-të do të pësonte gol.

Me këtë fitore skuadra e Napolit mban vendin e 3-të në klasifikim me 73-pikë, ndërsa Torino renditet e 10-ta me 47 pikë.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!