Veprat e artit nga Galeria Kombëtare e Lviv, shumë prej të cilave u hoqën për t’u ruajtur nga lufta pas pushtimit rus, do të vendosen përsëri në ndërtesat kryesore rreth qytetit të Ukrainës perëndimore.
Drejtori i galerisë Taras Voznyak tha për New York Times se vendosja e veprës ishte një akt rezistence.
“Putini tani ka synimin për t’i kthyer ukrainasit në askush, në asgjë,” thotë ai. “Për të treguar se jemi gjallë, kemi hapur disa degë”, shton ai.
Tetëmbëdhjetë degë në të gjithë provincën Lviv janë duke pritur vepra nga koleksioni prej 65,000 pjesësh, në ndërtesa duke përfshirë pallate, kështjella dhe katedrale.
Madje ka plane për të rihapur galerinë kryesore në Pallatin e zbukuruar Potocki të Lviv, ku dy artistë vendas janë strehuar dhe kanë prodhuar “art të gjallë” që pasqyron luftën, gjatë dy muajve të fundit. “Jeta nuk ndalet,” këmbëngul Voznyak.
Më herët gjatë pushtimit, ndërsa kërcënimi rus për Lvivin, i cili ndodhet në një distancë të shkurtër nga kufiri polak u intensifikua, shumë nga veprat e artit të qytetit historik u mbuluan për t’i mbrojtur ato nga dëmtimi i artilerisë. /abcnews.al